Naser Shala – ‘Ftyra’ ishte një nga ushtarët më të hershëm të Brigadës 121 “Ismet Jashari – Kumanova”. Ai u organizua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bashkë me Mujë Krasniqin dhe Rexhep Selimin, dhe ishte bashkëluftëtar i Komandant Kumanovës, Fatmir Limës, Haxhi Shalës, Ajet Kastratit dhe shumë luftëtarëve e dëshmorëve të tjerë të kombit
Naseri, si epror i Shtabit të Brigadës, kreu shumë detyra të rëndësishme në organizimin ushtarak të njësive të UÇK-së. Me devotshmëri të lartë dhe heroizëm të pashoq, qëndronte me shokët luftëtarë në vijat e para të frontit.
I njohur me nofkën e luftës “Ftyra”, ishte shumë i dashur për shokët dhe besnik në çdo rrethanë luftarake të kohës.