Kulturë

Ndërroi jetë aktori Xhevat Qorraj

By GAZETA SCANNER 1

August 23, 2023

Sot pas një sëmundje të shkurtër ka vdekur aktori Xhevat Qorraj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

Ai ka lindur në Carabreg të Deçanit, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, ndërkaq karrierën e aktorit e nisi në Teatrin e Shkupit në vitin 1965.

Në vitin 1967 në Beograd e regjistroi Akademinë për teatër, film, radio dhe televizion. Në vitin 1972 nis punën në Teatrin Kombëtar ku përveç si aktor është shquar edhe si regjisor.

Ka luajtur në një numër të madh filmash të ‘Kosova Filmit’ dhe të tjerë: ‘Si të vdiset’, ‘Proka’, ‘Rojet e Mjegullës’ etj. Xhevati gjithashtu ka luajtur edhe në filma e seriale televizive.