Një ngjarje jo e mirë ka ndodhur në minutat e fundit të ndeshjes mes Cadizit e Barcelonës, gjë kjo që ka bërë të ndërpritet takimi.
Nga raportimet e fundit bëhet e ditur se si pasojë e shëndetit të ligë, një tifoz ka pësuar sulm në zemër në stadium dhe ndeshja është ndërprerë menjëherë.
Me të dëgjuar rastin, portieri i Cadizit ka vrapuar menjëherë drejt stafit mjekësorë për ta marrë pajisjen e cila mund ta ngjallë tifozin në jetë, dhe e hedh atë drejt shikuesve të cilët mund ta shpëtojnë personin në fjalë.