Qysh në fillim të sulmeve terroriste të së shtunës, Izraeli nisi shqyrtimin e masave ndaj Rripit të Gazës.
Të hënën, shteti izraelit i ndërpreu Gazës furnizimin me energji, karburant, ushqim, mallra dhe ujë.
Deri më tani, energjia elektrike në Gaza funksiononte përmes një termocentrali i cili ishte paraparë të zgjaste tërë ditën.
BBC raporton se banorët në Gaza tashmë mund të mbështeten vetëm në gjeneratorë për energji, nëse kanë karburant për ta.