-0.1 C
New York
Monday, January 12, 2026

Buy now

Ndërprerje uji në disa lagje të Mitrovicës, shkak punime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

- Advertisement -

Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar qytetarët se do të realizohen punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të qytetit dhe rrethinës dhe gjatë kësaj periudhe mund të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Sali Çeku”, “Artim Jashari”, “Bashkimi Kombëtar”, “Mustaf Shyti”, “Adem Voca”, “Sitnica”, si edhe në lagjen “2 Korriku”.

Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Faruk Spahia” dhe “Rifat Tahiri”, si dhe në fshatrat Frashër i Madh dhe Frashër i Vogël.

Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Nga kompania u bëhet thirrje konsumatorëve për mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të këtyre punimeve.

Të ngjashme

Të fundit