20.7 C
New York
Friday, September 19, 2025

Buy now

Ndërprerje e furnizimit me ujë në Prishtinë, defekt në rrugën “Luan Haradinaj”

- Advertisement -

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa pjesë të kryeqytetit kanë mbetur pa ujë si pasojë e një defekti teknik të papritur në rrugën “Luan Haradinaj”.

Sipas kompanisë, ndërprerja do të zgjasë deri në sanimin e problemit.
“Ju njoftojmë se për shkak të një defekti të papritur në rrjetin e ujësjellësit në rrugën ‘Luan Haradinaj’ do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë deri në sanimin e problemit”, thuhet në njoftimin e KRUP-it.

Kompania ka bërë të ditur edhe lagjet që do të preken nga kjo ndërprerje.
“Pa furnizim me ujë do të mbesin këto rrugë: rruga ‘Luan Haradinaj’, ‘Qendra’, ‘Dardania’, një pjesë e lagjes ‘Kalabria’”, thuhet më tej në njoftim.

Ekipet e ujësjellësit tashmë janë në terren duke punuar për zgjidhjen e problemit.

Të ngjashme

Të fundit