Home Ballina Ndërmarrja Trepça me njoftim: Gjatë mesnatës u sulmua me granatë dore kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni

Ndërmarrja Trepça me njoftim: Gjatë mesnatës u sulmua me granatë dore kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni

0
Ndërmarrja Trepça me njoftim: Gjatë mesnatës u sulmua me granatë dore kryesuesi i Bordit, Bahri Hyseni

Mbrëmë, kryesuesit të bordit të Trepçës, Bahri Hyseni, i është hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë.

Kështu e konfirmoi ndërmarrja “Trepça”, duke thënë se për këtë incident është njoftuar policia dhe se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

“Ndermarrja Trepça Sh.a njoftonë se mbrëmë gjatë mesnatës u sulmua me grantë dore Kryesusi i Bordit Mbikëqyrës  të Ndërmarrjes Trepça Sh.A z.Bahri Hyseni. Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës që janë duke u merrë me rastin. Nga ky shpërthim ka dëme të konsiderueshme materiale”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version