9.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Ndërhyrjet në drejtësi: Kurti po frikëson gjyqtarë e prokurorë (Video)

- Advertisement -

Aksioni që po udhëhiqej nga Prokuroria, u fut në top pesë ngjarjet e javës nga ekzekutivi.

Madje, për bastisjen e sekuestrimin e vilave në rastin ‘Brezovica’, ministri i Brendshme, Xhelal Sveçla përgëzoi Prokurorinë e Policinë për realizimin e suksesshëm të operacionit.

Me aksione të tilla, në samite ndërkombëtare u krenua kryeministri, Albin Kurti, duke përmendur këtë fakt si arsye për ngritje të Kosovës në indeksin e luftës kundër korrupsionit.

Por, gjuha e pushtetarëve ndaj sistemit të drejtësisë, ndryshoi për 180 shkallë, kur cak i hetimeve e bastisjeve u bë një dikaster i qeverisë së tyre.

Kryeqeveritari, në një videodeklarim hodhi akuza ndaj gjyqësorit e prokurorisë, pas arrestimeve të së premtës në ministrinë e tregtisë e industrisë rreth hetimeve për keqpërdorime me rezervat shtetërore, njofton Klan Kosova.

Diskurs pak a shumë të njëjtë, veç në të shkruar patën edhe vartësëit e Kurtit.

Për ish gjyqtarin, Kadri Kryeziu, këto qëndrime të pushtetit janë të gabuara e ndikojnë keq në sistemin e drejtësisë.

Këto deklarime të Kurtit dhe vartësve të tij po konsiderohen edhe nga të pavarurit si cenim i pavarësisë të gjyqësorit e prokurorisë.

Ndaj deklaratave të qeveritarëve pas bastisjeve e arrestimeve rreth aferës me rezerva shtetërore reagoi edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, që i quajti linçuese komentet e kryeministrit.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit