Ndërhyrje në terren në dy akse rrugore, situata nën kontroll

Gjatë natës së mbrëmshme, në aksin rrugor Gjilan – Stanqiq është evidentuar erodim i dheut, ndërsa në aksin Pejë – Rugovë ka pasur bllokim të rrugës nga rrëshqitja e gurëve, duke paraqitur rrezik për qarkullimin.
Ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në terren për menaxhimin e situatës dhe sigurimin e segmenteve të prekura.
Në aksin Pejë – Rugovë, për gurin me përmasa të mëdha është konfirmuar evitimi i rrezikut, dhe hapja e njërës korsi, ndërsa segmentet janë të sinjalizuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm.
Qarkullimi po zhvillohet me kujdes të shtuar, ndërsa ekipet tona janë në terren duke punuar intensivisht për sanimin e plotë të situatës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e angazhuar për reagim të shpejtë dhe garantimin e sigurisë në të gjitha segmentet rrugore.

Të ngjashme

Të fundit