5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ndërhyn sërish Rusia rreth dialogut Kosovë-Serbi: Rezultati të jetë në interes të serbëve

- Advertisement -

Moska nuk ka ndërruar qëndrim ndaj Kosovës, ka deklaruar Zëvendës Shefi i Misionit rus në OSBE, Maksim Bujakeviq, gjatë një seance të Këshillit të Pëherhshëm të OSBE-së ku edhe u shpalos një raport i kësaj organizate. Bujakeviq është shprehur se “Prishtina nuk dëshiron normalizim të marrëdhënieve me Beogradin dhe as nuk përmbush obligimet e ndërmarra më herët”.

“Qëndrimi i Moskës në këtë çështje ka mbetur i pandryshuar – arritja e një marrëveshje të qëndrueshme, e pajtueshme për të dyja palët ndërkombëtarisht e ligjshme bazuar në Rezolutën 12/44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ai.

Ndërkaq Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovës, Michael Davenport, duke shpalosur raportin e OSBE-së tha se është krenar me ç’është arritur.

“Kam raportuar për punën e Misionit në tre fusha kryesore – sigurinë publike, komunitetin dhe të drejtat e njeriut, dhe demokratizimin. Jemi veçanërisht krenarë që kemi ndihmuar në krijimin e një konsensusi mbi draft reformën e ligjit zgjedhor bazuar në rekomandimet e disa misioneve ndërkombëtare”, tha Davenport.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit