10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ndeja pa diplomatët kryesorë, zëdhënësja e LDK-së fajëson pushtetarët: Kosova po shkon drejt izolimit ndërkombëtar

- Advertisement -

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pasi ambasadorët e QUINT-it bojkotuan ndejën shtetërore të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani, në 24-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Ajo ka hedhur faj te pushteti aktual për situatën e krijuar. Thotë se Kosova po shkon drejt izolimit ndërkombëtar.

“Me aleatët tanë e fituam lirinë dhe paqen, ndërsa sot në përvjetorin e 24-të, në ditë feste, në vend se në krahë t`i kishim të njëjtit për të kremtuar, ata nuk marrin pjesë në pritjen shtetërore. Fatkeqësisht, për shkak të kryeneçësisë së këtij pushteti, vendi ynë është duke shkuar drejt izolimit ndërkombëtar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, mungesa e vendeve të QUINT-it në ngjarjen e sotme të organizuar nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës, paraqet shqetësim për qytetarë.

“Një pamje e tillë më së miri prezanton gjendjen tonë politike në të cilën ndodhet vendi ynë. Liderët e kësaj klase politike përshëndesin vetëm veten! Kosova meriton një politikë të përgjegjshme dhe me vizion të qartë”, shtoi Halimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit