Ditët e fundit mediat rozë janë vërshuar nga dy ndarje të bujshme, ajo e aktorit Bes Kallaku me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, si dhe ndarja e çiftit mbretëror Princi Leka dhe Elia Zaharia.
Këta të fundit, sot janë bërë protagonistë të një ngjarjeje të pakëndshme, pasi janë konfrontuar fizikisht.
Lidhur me këto dy ngjarje të bujshme, nuk ka kursyer një koment edhe kuzhinieri dhe sipërmarrësi i njohur Altin Prenga.
Ai thotë se “Mrrizi i Zanave” ka organizuar gatimet vetëm për dy dasma, pikërisht atë të Besit me Xhensilën dhe Princit Leka me Elian, e që fatkeqësisht të dyja kanë shkuar në ndarje.
Prenga thotë se për këtë arsye ka vendosur të mos marrë më përsipër asnjë dasmë, pasi siç duket, “nuk sjell shans”.
Në historinë Mrizit ne kemi marrë përsipër vetëm dy dasma të mdhaja dhe te dyja tek Pallati i Brigatave sepse ne Mriz s’kemi hapësira për dasma.
Njëren të mikut tim Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezajt dhe tjerën tek Pric Lekës me Elia Zaharia. Të 4 njerëz të mrekullueshëm.
Më vjen keq për situatat e kohëve të fundit seriozisht.
Ne refuzojmë me qindra kërkesa për dasma por kjo është një arsye më tepër se përse nuk do marrim përsipër dasma, me çfarë shohim nuk sjellim as shans.