8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

“Ndarja me fëmijët kosovarë ishte e rëndë – ndihesha fajtore”/ Ish-ushtarja kanadeze rrëfen eksperiencën e saj gjatë luftës në Kosovë

- Advertisement -

Ish-ushtarja kanadeze, njëherit humanistja, Sophie Boisvert Levesque gjatë vitit 1999, kur shërbente si paqeruajtëse në Kosovë, pati ndihmuar shumë fëmijë kosovarë.

Sophie Boisvert Levesque, në një intervistë për Gazetën Insajderi, ka rrëfyer detaje të shumta nga eksperienca që ajo pati gjatë luftës në Kosovë, me 21 fëmijët të cilët i konsideronte si të saj.

Përveç që përshkroi ngjarjet e rënda nëpër të cilat kaloi; duke hasur në njerëz pa gjymtyrë, fëmijë pa prindër si dhe momentin e ndarjes me fëmijët e Kosovës, ajo poashtu tregoi edhe si kishte zbuluar se kishte çrregullim post-traumatik të stresit.

Tutje, ish- ushtarja kanadeze, Bosvert – Levesque thotë se do të jetonte në Kosovë me shumë dëshirë, madje thekson se ëndërron ta ndërtojë një shtëpi në Kosovë

Intervista e plotë:

Gazeta Insajderi: Fillimisht na e përshkruani qëndrimin në Kosovë në kohë lufte, çfarë patë dhe si u ndjetë?

Sophie Boisvert Levesque: “Sa herë që shkruaj për vitet 1999 dridhem. Unë jam me prejardhje franco-kanadeze dhe qëndrova në Kosovë për 6 muaj. Më poshtë po renditi disa nga ngjarjet më me rëndësi që kam përjetuar në Prishtinë.

Majori im më dërgoi në Prishtinë për të marrë karburant për avion, por pasi u kthyem nga pika ku morëm karburant, trafiku ishte bllokuar rreth nesh, kishim ngecur pran një tanku rus. Ata flisnin për një sulm në një shtëpi të një gruaje shqiptare rreth 80-vjeçare, në të cilën kishte shpërthyer një minë, dhe mund të them që shumë familje shqiptare humbën jetën prej këtyre minave.

Kam parë nëna në spital, që bënin fotografitë e fundit me bashkëshortët e tyre, pasi ata pastaj zhdukeshin, dhe mbase janë të zhdukur ende.  Pashë edhe djem të rinj të veshur me ngjyrat e UÇK-së të ulur në karrige me këmbë të prera.

Poashtu, kujtoj se disa njerëz kishin hedhur gurë në flotën e automjeteve të NATO-s dhe një ushtar humbi syrin për shkak të kësaj.

Gazeta Insajderi: Po pas vizitës, a ishte e vështirë ta kaloni traumën, si e përshkruani atë kohë?

Sophie Boisvert Levesque: Kujtoj se ditën e fundit që u përshëndeta me 21 fëmijët në Kosovë ata filluan të qanin, dhe kur mendoja që nuk do i shihja kurrë ishte e dhimbshme. Edhe pse nuk ishte e lejueshme unë lashë kontaktet tek “fëmijët e mi”. Por dhe unë doja të kthehesha në Kanada, sepse atje kisha fëmijët e mi.

Kthimi në shtëpi ishte i vështirë, dhe nuk ishte i tillë vetëm se nuk bëja gjërat që bëja çdo ditë. Por unë kurrë nuk munda të isha, vajza, nëna dhe gruaja që isha më parë.

Nuk e dija që kishte “Post Traumatic stress disorder” sepse mendoja që vetëm ushtarët që ishin në betejë mund ta kishin atë.

Një ditë, pasi martesë, dhe pasi erdhi në jetë fëmija i tretë, shkuam ta vizitonim kushëririn e burrit. Djali i tij ishte aty dhe po na thoshte që kanadezët nuk duhet të shkojnë në shtete të tjera për ndihmë. Po i tregoja që shtetet si Kosova kanë nevojë për ndihmën tonë në luftën ndaj okupatorit. Shtoi se refugjatët që po vijnë po na vjedhin punët dhe po rriten çmimet, në atë moment unë po plasja, i thashë se ne nuk e kemi idenë se çfarë tmerresh kalojnë njerëzit e tjerë. Isha gati ta godisja, por burri im më ndali”.

Gazeta Insajderi: Si kontaktuat me fëmijët nga Kosova?

Sophie Boisvert Levesque: Një ditë, pashë një e-mail nga njëri nga fëmijët, Labinoti, i cili më kishte dërguar mesazh me ndihmën e ushtarëve që kishim qenë së bashku në detyrë. Ndihesha fajtore pse i lashë, isha shumë e frikësuar nëse do ta kuptoja që ndonjëri nga ta nuk është gjallë. Në vitin 2018 e kuptova që të gjithë janë gjallë, dhe isha shumë po shumë e lumtur. Nuk e dija nëse ata më donin mua, aq sa i doja unë ata, por mbërritja e parë në Prishtinë, më demonstroi se edhe ata më duan, po aq sa unë ata.

Gazeta Insajderi: Kur e vizituat Kosovën?

Sophie Boisvert Levesque: Përveç në vitin 2019, për herë të dytë erdha në vitin 2021, kjo për ta ruajtur shëndetin tim mendor. Kosova është si një litar shpëtimi për mua. Udhëtimi ishte si ato të minutës së fundit, por ia vlejti. Mendoj se do ta marrë edhe bashkëshortin për ta parë nga afër Kosovën. Sophie

Gazeta Insajderi: A do të jetoje në Kosovë?

Sophie Boisvert Levesque: Po, patjetër që po. Kam biseduar me ambasadorin dhe disa politikanë për të parë se si mund të marr shtetësinë time. Madje i dërgova një letër kryeministrit askush nuk iu përgjigj. Unë ëndërroj të ndërtoj një shtëpi, anipse miqtë më ftojnë për të qëndruar në shtëpitë e tyre, pasi pas misionit tim në 1999 të gjitha më trajtojnë si një mbretëreshë. Kosova është shtëpia ime. Unë do të jepja ende jetën time për të mbrojtur këtë vend të mrekullueshëm plot me njerëz të mrekullueshëm. Lavdi! Unë e dua vendin për shkak të njerëzve, por politika dhe infrastruktura ende kanë nevojë për përmirësime. Investitorët duhet të shohin potencialin dhe të investojnë në vend.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit