4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ndarja më e papritur e showbiz-it, ja sa para duhet t’i paguajë në muaj Kevin Costner ish-gruas së tij!

- Advertisement -

Kevin Costner dhe Christine Baumgartner i dhanë pak kohë më parë fund martesës së tyre. 49-vjeçarja, bëri kërkesë për divorc. Dyshja u martuan në shtator 2004 dhe kanë tre fëmijë së bashku, djemtë Cayden, 15 vjeç, Hayes, 14 dhe vajzën Grace, 12. Costner gjithashtu ka katër fëmijë më të mëdhenj nga marrëdhëniet e mëparshme, vajzat Annie dhe Lily dhe djemtë Joe dhe Liam.

Ndërkaq, së fundmi Costner është urdhëruar t’i paguajë ish gruas së tij 129,755 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët, si pjesë e një vendimi të përkohshëm në procedurat e tyre të divorcit. Deklarata gjyqësore e publikuar më 16 qershor tregoi se Christine i kërkonte fituesit të Oscar-it t’i siguronte 248,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët, si dhe të vazhdonte të mbulonte koston e kujdesit shëndetësor të tyre, shpenzimet e shkollës private dhe aktivitetet jashtëshkollore.

“Përkrahja që Christine po kërkon mund të duket e madhe, por kërkesa e saj është në përputhje me ligjin dhe praktikën gjyqësore të Kalifornisë. Ky është pikërisht lloji i rastit që kërkon mirëkuptim nga të dyja palët, në mënyrë që fëmijët të paktën t’i afrohen standardit të jetesës së babait të tyre”- u shpreh avokati i Christine në një deklaratë. Në dokumente, Christine gjithashtu pretendoi se ajo nuk ka të ardhura personale pasi është marrë me rritjen e fëmijëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit