11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Ndaloni së vrari popullin tim”, këngëtarja e famshme ukrainase: Nuk kam qenë kurrë kaq e frikësuar

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur ukrainase, Ruslana, e cila në vitin 2004 u shpall fituese e “Eurovizionit”, ka folur së fundmi për mediat në lidhje me situatën e sulmeve ruse në vendin e saj.

Ruslana ka treguar se ndihet e frikësuar nga kjo situatë, e cila është e rëndë

“Nuk kam qenë kurrë kaq e frikësuar për të gjithë njerëzit në Ukrainë, por edhe për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Nuk kemi parë kurrë një luftë të tillë. Bomba, raketa, tanke, shumë gënjeshtra dhe dezinformata, përmes internetit dhe mediave sociale. Jemi të shokuar”, thotë këngëtarja e njohur.

Kjo e fundit ka shtuar se populli i saj po përjeton orë tragjike dhe se për momentin nuk është me familjen.

“Unë nuk jam me familjen time, nuk e di nëse kam apo jo shtëpi për momentin dhe ju kërkoj të bëheni një me ne paqeruajtësit. Ndihmoni, flisni, por ndihmoni pak. Ju lutemi mos na injoroni. Njerëzit tani jetojnë në bodrume, në strehimore ditët e fundit. Çfarë do të ndodhë me fëmijët? Çfarë do të ndodhë me të moshuarit? Ata nuk mund të hanë, nuk mund të flenë. Unë nuk jam me familjen time, nuk mendoj për veten time. “Unë përdor zërin dhe emrin tim për të bërë gjithçka që mundem për të ndaluar luftën e Putinit”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit