Reshjet e shiut që kanë rënë kanë vështirësuar qarkullimin e veturave në shumë rrugë.
Ndërsa, rruga Kllokot – Viti është ndërprerë për qarkullim për vetura të vogla, sipas një njoftimi që ka bërë, Arber Emini , ish-kandidat për kryetar të Kllokotit.
“Rruga Kllokot- Viti është e kalueshme vetëm për mjete motorike te nalta dhe jo për vetura të vogla. Policia ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në rrugën Kllokot-Viti dhe anasjelltas”, ka shkruar ai.
Ndërsa, nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë ndonjë njoftim për këtë.






