Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është ndaluar puna në lokalin në Malishevë ku dyshohet se u helmuan 39 persona.
Bëhet e ditur se pas ndalimit të punës, ka nisur kontrolli i detajuar i të gjitha hapësirave dhe mjeteve të kuzhinës.
“Inspektorët bashkë me policë kanë nisur inspektimin në lokalin gastronomik të ushqimeve të shpejta ‘’Apetit Doner’’.Fillimisht është ndaluar puna dhe sherbimi i lokalit. Pastaj ka nisur kontrolli i detajuar i të gjitha hapësirave dhe mjeteve të kuzhinës. Gjendja e pergjitheshme jo e mirë. Janë evidentuar të gjitha produktet prezente ne lokal. Aty kryesisht jane gatuar ushqime te shpejta: Hamburger, doner, tost piza etj. Është marrë origjina e produketeve prezente, është gjurmuar procesi i gatimit deri të produktet finale per konsum”, thuhet në njoftim.
Tutje, ata janë shprehur se janë duke e monitoruar situatën mbi gjendjen e shëndetësore të pacientëve.
“Janë marrë 3 mostra të produkteve ushqimore mishrat e gatura, majoneza dhe sosa. Të gjitha mostrat janë marrë sipas procedurës standarde për dërgim në laborator. Lokali është mbyllur përkohësisht deri në nxjerrje të rezultateve të analizave laboratorike”.
“Nesër do vazhdohet me marrjen e strishove nga hapësirat dhe mjetet e punës. Janë vizituar përsëri pacientet për të parë gjendjen shëndetësore. Të gjithë pacientet deri më tani rreth 40 janë duke marrë trajtim mjekësorë ne QKMF Malishevë. Disa janë dërguar në Spitalin regjional në Prizren. Jemi duke monitoruar situatën mbi gjendjen e shëndetësore të pacientëve. Të gjitha autoritete kompetente janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet. Jemi ende në terren për të mbajtur situatën nën kontroll”, thuhet tutje në njoftimin e AUV-it.