28.9 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Ndalohet një person në Aeroportin e Prishtinës, i gjenden 9 fishekë në valixhe

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, një personi i janë gjetur nëntë fishekë në valixhen tij.

Lajmi është dhënë përmes raportit 24 orësh dërguar mediave.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “armëmbajtje pa leje”.

“Tek i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit të valixhes së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 (nëntë) fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Të ngjashme

Të fundit