Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, një personi i janë gjetur nëntë fishekë në valixhen tij.
Lajmi është dhënë përmes raportit 24 orësh dërguar mediave.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “armëmbajtje pa leje”.
“Tek i dyshuari mashkull kosovar, gjatë kontrollit të valixhes së tij janë gjetur dhe sekuestruar 9 (nëntë) fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.