Është ndaluar nga policia në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut, Nol Nushi, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së.
“Noli çdo ditë është në Prishtinë, banesë e zyrë. Si u bë që gjetën kufirin për ta penguar e arrestuar? Nga kush ky urdhër? Ky stil arrestimi ka veç një shpjegim: lodhja e aktivistëve. Kjo metodë përherë këtë funksion ka pasur. Nuk bëhet fjalë për këmbënguljen e drejtësisë”, thuhet nê njoftimin e PSD.
Në ndërkohë që Noli është ndaluar për një rast të vitit 2016, sa ishte aktivist në VV, nuk kemi dëgjuar raste të aktivistëve që janë në VV të jenë ndaluar a penguar.
Kërkojmë lirim të menjëhershëm, si dhe hetim të këtyre veprimeve arbitrare.