Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka njoftuar se është ndaluar një kontrabandë, në vlerë prej 4 mijë e 200 eurove, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë. Sipas saj, I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuar mjetet është veI burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuar mjetet është veçuar, e ndaj të njejtit është inicuar procedurë disiplinore.
Postimi i plotë:
Ndalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Mjete monetare në vlerë prej 4200 euro.
Për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.
I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
Falenderoj stafin e Shërbimit Korrektues për punën dhe angazhimin.
Mbetemi të përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.