6.3 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Ndalohet e dyshuara lidhur me lajmërimin apo kallëzimin e rremë për një rast të dhunës në familje

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, më 19.12.2022, në Lipjan, është ndaluar një (1) person (femër), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”, nga neni 382 të KPRK-së.

Dyshohet se e njëjta ka bërë raportim të rremë pranë organeve të rendit, dhe atë më 21.04.2021, kundër bashkëshortit të saj, për veprën penale dhunë në familje, ndaj të cilit është zhvilluar procedurë penale dhe i njëjti është shpallur fajtor me vendim të Gjykatës kompetente.

Ndërsa, bashkëshorti i saj ka ushtruar kallëzim penal kundër të dyshuarës, për shkak të lajmërimit apo kallëzimit të rremë në polici, në vitin 2021 (rasti i lartcekur) dhe se në incizimin të cilin e posedon Prokurori i Shtetit, i ofruar si dëshmi nga tani i dëmtuari, e njëjta e pranon se në vitin 2021 ka gënjyer organet e hetuesisë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete.

Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarës, në Gjykatën kompetente.​

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit