Ndalohet betonimi i shtretërve të lumenjve

- Advertisement -

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli sot ka nxjerrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të betonimit të shtretërve të lumenjve në gjithë Kosovën, duke i dhënë fund një praktike të vjetër, të dëmshme dhe të rrezikshme.

“Përdorimi i betonit eliminon shkëmbimin e ujërave nëntokësore, shkatërron habitatet e florës dhe faunës, si dhe rrit shpejtësinë e rrjedhës, duke shkaktuar rrezik më të lartë nga vërshimet. ​Ky ndalim nuk cenon kontratat ekzistuese, por kërkon përshtatjen e tyre teknike me standardet mjedisore. Duhet të garantojmë që mjetet publike të shpenzohen vetëm në projekte që mbrojnë natyrën dhe rrisin sigurinë e jetës. Mbrojtja e lumenjve është mbrojtje e jetës, biodiversitetit dhe së ardhmes sonë. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është e vendosur që politikat publike t’i vë në shërbim të natyrës dhe qytetarëve, duke i dhënë fund praktikave të dëmshme për mjedisin. Lumenjtë e Kosovës do të mbrohen dhe restaurohen në shërbim të gjeneratave të ardhshme’, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Të ngjashme

Të fundit