24.3 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Ndalohen pesë persona në Leposaviq, kishin hyrë ilegalisht nga Serbia

- Advertisement -

Pesë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës në Leposaviq, pasi që dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin Kosovë Serbi.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Bistricë, ku njësitë policore kanë ndaluar një burrë e një grua.

“Bistricë, Leposaviq  30.09.2023 – 14:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Koshuticë, ku janë ndaluar dy burra të dyshuar dhe një grua.

“Koshuticë, Leposaviq  30.09.2023 – 15:20. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar,  nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh

Të ngjashme

Të fundit