Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu janë ndaluar në Serbi nga autoritetet serbe.
Ende nuk dihet se cilat janë arsyet e ndalimit të tyre, porse është bërë e ditur se të njëjtit janë ndaluar dhe nuk po lihen as të vazhdojnë e as të kthehen.
Lajmi është konfirmuar Zyra për Media e VV-së.
Të njëjtit janë ndaluar te pikëkalimi kufitar, Dheu i Bardhë, nga policët kufitarë serbë, derisa ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë.