14.3 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Ndalohen katër persona të dyshuar për përfshirje në një rast rrëmbimi

- Advertisement -

Pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga hetuesit policor dhe identifikimit të personave të dyshuar lidhur me rastin e rrëmbimit të raportuar më 19 shtator 2025,  në lagjen Veternik të Prishtinës,  ka rezultuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Menjëherë pas kësaj është njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të cilët në bashkëpunim me hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë kanë arrritur  të sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.

Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri dhe një lodër (imitim i armës AK-47).

Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të katër personave të ndaluar u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin për zyrtarin policor.

Hetuesit policor dhe ata të IPK-së, në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore, po vazhdojnë veprimet e mëtejme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rastit.

Numri i përgjithshëm i personave të arrestuar lidhur me këtë rast arrin në tetë.

Të ngjashme

Të fundit