18.8 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Ndalohen dy zyrtarë në Prishtinë, dyshohen se pranuan ryshfet nga një person për t’ia mundësuar kalimin e testit teorik për patentë shofer

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë/Departamenti për Krime të Rënda/ Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit njofton se ka ndaluar dy zyrtarë publikë nën dyshimin për “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Ata dyshohen se kërkuan dhe pranuan ryshfet nga i dëmtuari, që t’ia mundësojnë kalimin e testit teorik për patentë shofer, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Personat e ndaluar janë zyrtarë publik të cilët dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të hollave (cash), në atë mënyrë që i dëmtuari ta kaloj testin teorik për patentë shofer, me çka pas dhënies së shumës të caktuar të parave në formë të ryshfetit, i njëjti e ka kaluar testin teorik”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime, dyshohen se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 dhe “Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Bëhet e ditur se ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.

Të ngjashme

Të fundit