Ndalohen dy “superhajdutë” në Prishtinë, dyshohet se kanë kryer 27 vjedhje

- Advertisement -

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me policinë në Prishtinë, ka ndaluar dy persona me inicialet A.D. dhe H.M., nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer 27 raste të vjedhjeve të rënda në kryeqytet.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve lidhur me këtë çështje penale, transmeton Klankosova.tv.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe në forcimin e sundimit të ligjit.

Të ngjashme

Të fundit