2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Ndalohen dy persona të dyshuar në rastin e rënies së çatisë së Komunës së Prishtinës

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se janë ndaluar dy persona të dyshuar në rastin e rënies së çatisë së Komunës së Prishtinës.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se si pasojë e kësaj ngjarjeje mbeti e lënduar rëndë një qytetare e Kosovës dhe gjendja e saj shëndetësore mbetet ende kritike.

“Si dhe në këtë ngjarje u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, me ç’ rast në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në këtë rast, njëri nga ta është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër i ndaluar me aktvendim të prokurorit është person përgjegjës i Kompanisë punuese për vend punishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorit të Shtetit është angazhuar eksperti gjyqësor nga lëmia e ndërtimtarisë në këtë çështje penale, në të cilën po vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me institucionet relevante.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit