16.9 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Ndalohen dy persona për mbajtje të paautorizuar të armëve

- Advertisement -

Policia në Ferizaj ka ndaluar dy persona të dyshuar për mbajtje të paautorizuar të armëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:40 në rrugën “Ahmet Kaçiku”, ku një veturë me targa vendore është ndaluar nga patrulla policore gjatë një kontrolli rutinë.

Gjatë verifikimit të automjetit, oficerët kanë zbuluar një armë zjarri të tipit EKOL kalibër 9mm, një karikator me shtatë fishekë dhe një mjet të mprehtë.

Pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar për të ndjekur procedurat e mëtejme në liri.

Të ngjashme

Të fundit