22.4 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Ndalohen 92 produkte kozmetike të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

- Advertisement -

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, njësitë doganore ndaluan një udhëtar dhe gjatë kontrollit rutinë në zonën e arritjes i gjetën 92 produkte kozmetike të padeklaruara.

Këto mallra tejkalojnë sasinë e lejuar për përdorim personal dhe kërkojnë deklarim doganor dhe pagesë të taksave përkatëse.

“Pas kontrollit fizik, ne bagazh janë gjetur gjithsej 92 copë produkte kozmetike te padeklaruara, në kundërshtim me dispozitat ligjore që rregullojnë deklarimin e mallrave që udhëtarët i bartin me vete. Kjo sasi tejkalon kufirin e lejuar për përdorim personal dhe për këtë arsye kërkon deklarim të detyrueshëm doganor dhe pagesë të detyrimeve përkatëse”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Tutje, thuhet se mallrat janë ndaluar përkohësisht, ndërsa ndaj personit përgjegjës janë duke u ndjekur procedurat ligjore.

 

Të ngjashme

Të fundit