6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

“Ndalo krimet e luftës urgjentisht”, liderët e BE-së thirrje Putinit të respektojë ligjin ndërkombëtar

- Advertisement -

Liderët e Bashkimit Evropian i kanë kërkuar Rusisë të respektojë plotësisht detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar si dhe të respektojë urdhrin e fundit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili i kërkon Rusisë të tërheqë ushtrinë nga Ukraina.

“Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës shkel rëndë ligjin ndërkombëtar dhe po shkakton humbje masive jetësh dhe lëndime për civilët”, thanë në një deklaratë të përbashkët liderët e 27 vendeve të BE-së.

“Rusia po bën sulme kundër popullatës civile dhe po synon objektet civile, duke përfshirë spitalet, objektet shëndetësore shkollat dhe strehimoret. Këto krime lufte duhet të ndalen menjëherë,” thanë liderët e BE-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit