26.4 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Ndalja e fondeve të USAID-it në Kosovë shkak që disa kompani të ndalojnë aktivitetet

- Advertisement -

Me ardhjen në pushtet, mori disa vendime drastike.

Presidenti amerikan, Donald Trump në shkurt të këtij vendimi pezulloi nga puna punonjësit e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID në mbarë botën.

Pas më shumë se katër muajsh, ky hap i ndërmarrë nga ai duket se ka dëmtuar edhe Kosovën.

Anton Ndrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike thotë se 90 për qind e fondeve vareshin nga departamenti i shtetit amerikan.

“Në mungesë të fondeve është dashur të ndërprejmë ose t’i shkëpusim marrëdhëniet e punës me zyrtarët që kanë qenë të angazhuar këtu për të punuar këtu në kuadër të projekteve që i kemi pasë të angazhuar, kështu që ka pasë efekt shumë të madh dhe tani jemi me një situatë ku funksionojmë me fonde sa për të mbijetuar”, tha Ndrecaj.

Efekt, vendimi ka pasur edhe në ekonominë e vendit, kryesisht te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, thotë kryetari i Lidhjes së Bizneseve, Besart Dreshaj.

“Është një mesazh dhe jashtëzakonisht i dëmshëm për ekonominë në përgjithësi të Republikës së Kosovës kur kemi të bëjmë një vlerë prej 80 milionë euro në tregun e Republikës së Kosovës, e sidomos fondet e USAID-it amerikan kanë qenë të dedikuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e ato kanë dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh edhe në shoqërinë civile por edhe në fushat e ekonomisë dhe fushat e prodhimit, kemi disa kompani që kanë përfituar në forma të ndryshme”, tha Dreshaj.

Ai shton se ndalja e këtyre fondeve ka çuar edhe në mbylljen e disa prej këtyre bizneseve.

“Kemi raste kur kanë dështuar disa projekte për zgjerimin e kompanisë dhe kemi raste kur kompanitë pothuajse e kanë ndalë aktivitetin në mungesë të mbështetjes së fondeve të cilat janë planifikuar në periudha kohore që të jenë pjesë e përfitimit të këtyre fondeve. Kështu që vendimet të cilat kanë ardhur të shpejta nga fondet e USAID-it kanë pasur pasoja jashtëzakonisht të mëdha për bizneset individuale dhe familjare sidomos në Kosovë”, tha ai.

Përgjatë 25 vjetëve, USAID-i ka zhvilluar programe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër dezinformimit dhe avokimin e mediave të pavarura, forcimin e shoqërisë civile dhe demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja. /Tëvë1/

 

Të ngjashme

Të fundit