Gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka raportuar Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku.
Gjatë raportimit të saj për raportin e punës për vitin 2022, Sogojeva i është parashtruar pyetje se a duhet të merret vendim për ndalimin e përdorimit të aplikacionit të Tik-Tokut.
“Ky duhet të jetë vendim zyrat i shtetit. Për këto dy vjet operim në vazhdimësi jemi duke bërë fushat me ndërgjegjësu si qytetarët si dhe institucionet. Kjo është çështje e mbrojtje kombëtare. Nuk kemi kontakt me ta, as Facebook nuk është duke kthyer përgjigje. Ta autorizosh dike që të vijë këtu është problem. Të dhënat i mban atje ku e ka domenin. Për TikTok-un nuk është vetëm agjencia, do të ulemi bashkë dhe do të diskutojmë më institucionet e tjera, do t’i propozojmë Kuvendit. Ne nuk e kemi marr formatin, Policia çdo ditë merret më këto çështje”, tha ajo.
Sogojeva është pyetur edhe për dënimin që kjo Agjencia ka shqiptuar gjobë prej 20 mijë euro për partinë PSD.
Në lidhje më këtë Sogojeva tha se publikimi i atyre listave nga PSD-ja ka qenë shkelja më e madhe që është bërë në Kosovë dhe se dënimi që i’u është shqiptuar ka qenë dënim minimal.
Është marrë vesh se ato lista do të hidhen në mbeturina. Ne kemi ndërmarr hapa dhe i kemi siguruara. Policia i ka shkatërruar ato lista. Agjencia k dale gjoba minimale për këtë shkelej është 20 mijë euro, ka deklaruar Sogojeva.