Kandidatja për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, e ka vlerësuar si të padrejtë vendimin e Komunës së Prishtinës që kryetarëve të këshillave lokale ua ndalon kandidojnë për anëtarë të Kuvendit Komunal në zgjedhjet lokale të tetorit.
Ajo ka vlerësuar se ata duhet të japin dorëheqje vetëm nëse zgjidhen.
Në profilin e saj në “Facebook”, Shahini ka shkruar se komuna po bën interpretim të gabuar, i cili dëmton demokracinë lokale.
“Vendimi i Komunës është i padrejtë! T’u ndalohet kryetarëve të këshillave lokalë kandidimi për Kuvendin Komunal cenon të drejtën kushtetuese për të kandiduar. Neni 5.7 nuk ndalon kandidimin – dorëheqja kërkohet vetëm nëse zgjidhen. Këshilltarët lokalë njohin më mirë problemet e lagjeve dhe duhet të kenë mundësi t’i përfaqësojnë qytetarët. Ky interpretim i gabuar dëmton demokracinë lokale”, ka shkruar Shahini.