6.5 C
New York
Thursday, December 19, 2024

Buy now

Ndalimi i hyrjes së Çekut në Serbi, Sinani: Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës

- Advertisement -

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar për ndalimin e hyrjes së ministrit të Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, në Serbi.

“Refuzimi i minutës së fundit – Akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës”, ka shkruar Sinani.

Ajo ka thënë se Qeveria e Serbisë e ka refuzuar hyrjen e Çekut vetëm një orë para orës së planifikimit të mbajtjes së vizitës.

“Refuzimi i minutës së fundit, akt tjetër izolimi ndaj shqiptarëve të Preshevës. Sot, në orën 12:30, ishte planifikuar vizita e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, z. Hajrulla Çeku, në Komunën e Preshevës. Qeveria e Serbisë refuzoi këtë vizitë vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashikohet në Marrëveshjen e Brukselit. Ky veprim është një tjetër dëshmi e tentativave për të izoluar shqiptarët e Preshevës, duke penguar bashkëpunimin dhe komunikimin institucional. Shqiptarët e Preshevës meritojnë trajtim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre, ashtu si të gjithë qytetarët tjerë në rajon”, ka shkruar Sinani.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit