Kryeministri Edi Rama ka adresuar zhvillimet në Kosovë gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken, në Tiranë.
Rama e ka quajtur, si rrallë herë, sulmin e Banjskës si “terrorist”, duke thënë se Serbia “nuk i ndihmon procesit”, për normalizimin e marrëdhënieve.
Megjithatë, kritika, Rama ka patur edhe për kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se me veprimet e tij të pa koordinuara me partnerët ndërkombëtarë, vetëm mund të fitojë ca vota, por jo të ardhmen.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Jemi të vetëdijshëm edhe për momente të caktuara siç ishte sulmi terrorist Banjskë se Serbia nuk e ndihmon procesin. Por jemi të vetëdijshëm se Kosova duhet të përparojë në ato kërkesa të dialogut.
Janë kërkesa që bëjnë të mundur mes realizimit të tyre, krijimin e një konteksti që e ngre lart Republikën e Kosovës, si një Republikë që meriton të gjithë besimin dhe mbështetjen nga vendet e rajonit.
E përsëris apelin tim për autoritetet e Prishtinës, që të mos bëjnë asnjë hap të pa koordinuar dhe konsultuar me partnerët strategjikë. Nga këto veprime mbase mund të fitohen ca vota sot për sot, por nuk fitohet e ardhmja.