28.7 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

Ndalesa e Kushtetueses, Nimani: Do të shërbejë për reflektim që të arrihet një marrëveshje

- Advertisement -

Artan Nimani nga Nisma Socialdemokrate sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me pezullimin e punës së Kuvendit nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se kjo ndalesë do të shërbejë për reflektim, siç u shpreh Nimani, që të arrihet një marrëveshje.

“Gjykata Kushtetuese e ka dhënë një aktgjykim të cilin deputetët nuk arritën ta realizojnë, me thënë ma mirë nuk iu mundësua që ta realizojnë aktgjykimin e lëshuar nga Gjykata Kushtetuese, për shkak se asnjë ditë të vetme nuk është shfrytëzuar nga deputetët për shkak të insistimit të vazhdueshëm të kryesuesit që të shkohet në një proces tjetër”.

“Megjithatë, ky afat i cili e pezullon punën e Kuvendit, unë mendoj që do t’u shërbejë që të reflektojë pozitiv secili prej spektrit politik në Kosovë, secili prej deputetëve veç e veç dhe prej grupeve parlamentare, që të arrihet një marrëveshje për tejkalimin e krizës dhe për të dërguar në vend edhe misionin edhe vizionin e krijimit të këtyre institucioneve”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

*Klikoni

Të ngjashme

Të fundit