Oda e Mjekëve ka njoftuar se është ndarë nga jeta Prof. Ass. Dr. Sebahat Zeqiri.
Prof. Ass. Dr. Sebahat Zeqiri ishte specialiste e Fiziatrisë dhe profesoreshë e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim në Fakultetitn e Mjekësisë. Studimet për mjekësi të përgjithshme dhe specializimin për fiziatri i kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Univeristeti i Prishtinës. Prof. Ass. Dr. Zeqiri i ka shërbyer qytetarëve në klinikën Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në QKUK.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.