Ish -prezantuesi i “BBC Breakfast”, Bill Turnbull, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare.
“Pas një lufte sfiduese kundër kancerit të prostatës, Bill ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e tij në Suffolk i rrethuar nga familja”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga të afërmit e tij.
Turnbull prezantoi programin e lajmeve të mëngjesit, “BBC Breakfast” për 15 vite. Ai ishte i preferuari i shikuesve falë stilit të tij të prezantimit, i cili ishte i përshtatshëm për transmetimin herët në mëngjes shkruan vetë media “BBC”.
Në vitin 2016, ai filloi të drejtonte emisionin e tij radiofonik në Classic FM, i cili transmetohej të shtunën dhe të dielën në mëngjes dhe transmetimet e të cilit ai i prezantoi deri vonë.
Dy vite më vonë, ai njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer të prostatës. Familja e Turnbell vlerësoi stafin e mjekëve për përkujdesin e dhënë ndaj tij.