Është ndarë nga jeta Dr. Rabë Zeqiraj- Bytyqi nga Istogu.
Lajmin e ka bërë të ditur, Oda e Mjekëve të Kosovës!
Njoftimi i plotë:
Dr. Rabë Zeqiraj- Bytyqi mjekja e parë Shqiptare në Komunën e Istogut, specialiste e mjekësisë së përgjithshme.
Specializimin për mjekësi të përgjithshme e kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës.
Dr. Rabë Zeqiraj- Bytyqi u ka shërbyer qytetarëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Istog, për vite me rradhë.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.