Futbolli anglez dhe klubi i Chelseat janë në zi pas ndarjes nga jeta të ish-mbrojtësit legjendar Eddie McCreadie, i cili ka vdekur në moshën 85-vjeçare.
McCreadie ishte një figurë ikonike e “Blues”, për të cilët zhvilloi plot 410 paraqitje gjatë karrierës së tij si lojtar, përpara se më vonë të merrte edhe rolin e trajnerit të klubit.
Me Chelsean, ai fitoi FA Cup, League Cup dhe Kupën e Fituesve të Kupave në Evropë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit londinez.
Ish-mbrojtësi i majtë ishte gjithashtu pjesë e Kombëtares së Skocisë, për të cilën regjistroi 23 paraqitje ndërkombëtare.
Cilësitë e tij në fushë ishin të jashtëzakonshme, aq sa ish-trajneri i tij, Tommy Docherty, e kishte cilësuar atë si “mbrojtësin e majtë më të mirë në Evropë”.
Ndarja nga jeta e Eddie McCreadie përfaqëson një humbje të madhe për Chelsean dhe futbollin britanik, ndërsa trashëgimia e tij do të mbetet e gjallë në historinë e klubit dhe te tifozët.






