0.7 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Heset Loku

- Advertisement -

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heset Loku nga Kaçaniku.

I ndjeri ka qenë ish-ushtar i UÇK-së, themelues i Partisë Demokratike të Kosovës, nënkryetar i komunës së Kaçanikut, si dhe ish-drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si dhe në burgun për të mitur në Lipjan.

Për vdekjen e tij ka bërë të dituar kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi përmes llogarisë së vet në Facebook.

Postimi i plotë:

Qenka ndarë nga jeta ish Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Heset Loku.
Ai ishte ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas lufte ishte në shërbim të qytetarëve si Nënkryetar i Komunës së Kaçanikut.
Ngushëllime më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut.
Shpirti i tij, pushoftë në paqen e paskajme.

Njoftim për Mbledhje Komemorative

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish Nënkryetarit të Komunës së Kaçanikut Heset Loku, në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës Besim Ilazi, organizohet mbledhje komemorative.
Datë: 14 korrik 2022
Vendi: Salla e Kuvendit Komunal
Ora: 10:00

Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët komunal si dhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut.
Pushoftë në paqe shpirti i tij

Me respekt Kryetari Besim Ilazi

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit