-0.7 C
New York
Wednesday, December 31, 2025

Buy now

Ndahet nga jeta ish-komandanti i UÇK-së, Jakup Shala

Është ndarë nga jeta Jakup Shala, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën e luftës “Daja”.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët, duke njoftuar se Jakup Shala la pas dhimbje të madhe te familja, të afërmit dhe bashkëluftëtarët, si baba, vëlla dhe mixhë i dashur.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më datë 01.01.2026, në orën 14:00, në varrezat e mahallës Shala, në Zabel të Ulët.

Të ngjashme

Të fundit