54-vjeçarja ka bërë kërkesën për divorc pas 25-vitesh martesë.
Sylvester Stallone dhe Jennifer Flavin i kanë dhënë fund martesës së tyre, pas 25 vitesh së bashku.
Thuhet se shkak për këtë , është bërë një modifikim që aktori ka bërë në tatuazhin dedikuar gruas së tij, duke vendosur portretin e qenit të tij.
Aktori i njohur është shprehur për mediat e huaja se synimi i tij ishte të rifreskonte tatuazhin e gruas së tij Jennifer, por rezultatet ishin të pakënaqshme dhe të pandreqshme.
Sipas ‘Daily Mail’, thuhet se Jennifer ka bërë së fundmi kërkesën për divorc, në një gjykatë në Florida .
54-vjeçarja pretendon se Stallone ka humbur qëllimisht asetet martesore, duke sjellë një ndikim negativ ekonomik në pasurinë bashkëshortore.
Gjatë një postimi të bërë në rrjetet sociale , nga 54-vjeçarja lë të kuptohet se gjithçka ka përfunduar dhe se prioriteti i saj në jetë janë vetëm vajzat e saj.
“Këto vajza janë prioriteti im. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Ne të 4 përgjithmonë.”