Romeo Beckham dhe Mia Regan i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Futbollisti dhe modelja thuhet se janë ndarë pas 3 vitesh lidhje për shkak të distancës, pasi 19-vjeçari e kalon pjesën më të madhe të kohës në Shtetet e Bashkuara, teksa ndjek karrierën e tij të futbollit.
Një burim i afërt me dyshen është shprehur për “MailOnline” se marrëdhënia në distancë për moshën e tyre është e vështirë. Teksa thekson se, modelja 19-vjeçare vazhdon të bashkëpunojë me Victoria Beckham përmes punës së saj.
Kujtojmë se në Maj, Romeo dhe Mia festuan 3-vjetorin e tyre së bashku, me një darkë romantike.