Këtë të enjte është finalizuar procesi i përzgjedhjes së kontraktuesve për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc.
Ministria e Infrastrukturës i ka përzgjedhur sot fituesit e tri prej katër lloteve të tenderit për “Zgjerimin e Rrugës Nacionale N9- Segmenti Kijevë-Dollc”.
Derisa për një llot nuk kanë përfunduar ende procedurat.
Llotet 2, 3 dhe 4 i kanë kushtuar Ministrisë së Infrastrukturës mbi 20 milionë euro në total.
Kontrata është publikuar edhe në E-prokurimi.
Për llotin e dytë, fituese është përzgjedhur oferta e një konsorciumi të kryesuar nga “Empreus” Sh.P.K., një kompanie me bazë në Prishtinë.
Vlera e përgjithshme e kontratës për këtë llot është 6.2 milionë euro.
5.4 milionë shtesë vlen kontrata për llotin 3.
Përfitues i kontratës për këtë llot është një konsorcium i një kompanie lokale “Lika Trade”, një kompani me bazë në Deçan dhe Tofi Doo, një kompanie me seli në Rozhajë të Malit të Zi.
Ndërkaq, për llotin 4 fituese e kontratës është përzgjedhur një konsorcium i udhëhequr nga “Famis Co-HC”, një kompani nga Suhareka.
Procedurat e tenderimit kishin nisur një vit më parë.
Të plotë kontratën të plotë mund ta gjeni KËTU.