Gazetari Agon Rexhepi sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova ka folur rreth një ndarjeje të mundshme të çiftit të njohur, Ledion Liço dhe Sara Hoxha.
Ai u shpreh se ka burime që e vërtetojnë një gjë të tillë, por dyshja ende nuk është deklaruar për këtë temë.
“Unë i kam disa burime që e vërtetojnë ndarjen e Ledionit me Sarën, por ata nuk janë deklaruar kurrë publikisht”.
“Nga ana tjetër vlen të përmendet që këta dashurinë e vet e kanë pasur goxha publike”, u shpreh gazetari Rexhepi.






