11.4 C
New York
Sunday, April 27, 2025

Buy now

Ndahen Ana dhe Kevini? Biseda me Anën zbulon të gjitha (Video)

- Advertisement -

Nëpër shehër së fundmi janë shpërndarë disa fjalë: që Ana dhe Kevini, dyshja që u çiftëzua në katër muret e Big Brother Vip Kosova janë ndarë.

Thuhej kinse postimet që akoma nuk i kishin fshirë nëpër rrjete sociale ishin veç sa për t’i hedhur hi syve të audiencës e të kontratave që ata i kanë firmosur si dyshe.

Po kjo doli të jetë vetëm një muhabet shehri që nuk ka asgjë të vërtetë, Ana është kontaktuar nga ekipi e Prive Klan Kosova dhe ka konfirmuar se çifti janë në paqe.

Madje ajo kur bisedoi me Prive Klan Kosova qe rehat në kolltukun e shtëpisë së Kevinit. Por çka e qysh ndodhi që çifti vazhdojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin nëpër rrjetet sociale shtrohet pyetja?

Kjo pyetje patjetër që iu shtrua edhe Anës dhe pa asnjë hezitim ajo e pranoi se menjëherë pas Big-ut çifti u përballën me një krisje të marrëdhënies që i qoi ata deri në “unfolloë”.

Pastaj ajo tha se thjeshtë ka harruar ta bëjë këtë gjë, që është formalitet po njëkohësisht detaj i rëndësishëm në çift.

Të ngjashme

Të fundit