10.2 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Ndahen 5 milionë euro për familjet me asistencë sociale, Mustafa: Vërehet ngathtësia e kësaj qeverie

- Advertisement -

Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për të ndarë 5 milionë euro për blerjen e lëndëve djegëse për familjet përfituese të asistencës sociale.

Sipas Mustafës, Qeveria i ka braktisur këto familje, “në këtë kohë të krizës së rritjes së çmimeve duke mos bërë asnjë rritje të shumës së përfitimit social për ato familje”.

Ai ka thënë se edhe në këtë rast vërehet “ngathtësia e kësaj qeverie” për t’iu përgjigjur me kohë nevojave të qytetarëve.

“Dihet mirëfilli se drunjtë për ngrohje blihen më herët, kur kushtet atmosferike janë më të mira, dhe jo në këtë kohë kur familjet e varfëra ka javë që po sfidohen me temperaturat e ulëta në shtëpitë e tyre dhe kushtet për ti përgatitur drunjtë për ngrohje tani janë shumë më të vështira”, ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, Qeveria është përcaktuar ta përfundojë mandatin me “harrnime” të tilla të përkohshme dhe të mos ofrojë asnjë zgjidhje të qëndrueshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës paska marrë vendim për t’i shpërndarë disa subvencione te familjet pranuese të ndihmave sociale si mbështetje për blerje të lëndëve ngrohëse.

Mirë që i paska ra ndërmend që ekzistojnë ato familje, sepse i ka braktisur plotësisht në këtë kohë të krizës së rritjes së çmimeve duke mos bërë asnjë rritje të shumës së përfitimit social për ato familje.

Megjithatë, si në çdo rast tjetër, edhe në këtë rast vërehet ngathtësia e kësaj qeverie për t’iu përgjigjur me kohë nevojave të qytetarëve.

Dihet mirëfilli se drunjtë për ngrohje blihen më herët, kur kushtet atmosferike janë më të mira, dhe jo në këtë kohë kur familjet e varfëra ka javë që po sfidohen me temperaturat e ulëta në shtëpitë e tyre dhe kushtet për ti përgatitur drunjtë për ngrohje tani janë shumë më të vështira.

Kjo qeveri si duket është përcaktuar që ta përfundojë mandatin me “harrnime” të tilla të përkohshme dhe të mos ofrojë asnjë zgjidhje të qëndrueshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Subvencione dhe subvencione – asgjë tjetër!

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit